Lajmet e fundit

Liderë të Bashkimin Evropian kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe që duhet të respektoj principet e lëvizjes së lirë në qoftë se dëshiron të ketë qasje në tregun e BE-së pas daljes nga organizata, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka deklaruar që Britania nuk mund të zgjedh diçka e të lërë diçka tjetër.
Njëkohësisht edhe liderët francez dhe gjerman kanë bërë të ditur që liria e lëvizjes është e panegociueshme.
Këto deklarata vijnë pas një samiti në Bruksel pa prezencën e Britanisë, i pari ky pas më shumë se 40 vitesh.