Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian është shfaqur i tronditur nga vrasja e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të silleshin para drejtësisë.
"Ne jemi të tronditur nga fakti se gazetarja e mirënjohur dhe e respektuar malteze Dafna Karuana Galicia, e humbi jetën dje në një sulm që dukshëm ishte i qëllimshëm", iu tha gazetarëve, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Gazetarja që zbuloi skandalet e “Panama Papers”, u vra të hënën pas shpërthimit në veturën e saj.