Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka vlerësuar se vendet aspiruese për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor janë fqinjët e Bashkimit Evropian.
Apostolova këtë deklaratë e bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ të titulluar: “Rëndësia e përafrimit të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së: Sfidat dhe mundësitë”.
Atje ajo foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast tha se kjo tregon përkushtimin e BE-së për rajonin dhe paqen, transmeton Klan Kosova.