Lajmet e fundit

Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe në kuadër të KFOR kanë lansuar projektin përmes të cilit do të ndihmojnë ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, në fushën e luftimit të terrorizmit, por edhe krimeve tjera si: krimi i organizuar e pastrimi i parave, njofton Klan Kosova.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, komandanti i KFOR-it italian në Kosovë.
Ndërkohë që nga të gjitha palët ky projekt është vlerësuar si tejët i rëndësishëm, njofton Klan Kosova.