Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të sotëm që dëmtoi ndërtesat afër Zagrebit.
Tërmeti që ndodhi afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak rreth orës 06:30 këtë të hënë shkatërroi disa ndërtesa, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë rreth 5.2.
Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, por një numër ndërtesash në jug të kryeqytetit u dëmtuan dhe dridhjet u ndien gjithashtu në Bosnjën fqinje.
Von der Leyen shkroi në Twitter se Bashkimi Evropian ishte duke ndjekur situatën nga afër dhe janë të gatshëm për të ndihmuar.
https://twitter.com/vonderleyen/status/1343510701894234113
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, premtoi ndihmë të shtetit në rregullimin e dëmit ndërsa vizitoi të hënën rajonet e goditura nga tërmeti.
https://twitter.com/AndrejPlenkovic/status/1343514240431304704