Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ka bërë me dije se as pas bisedimeve maratonike për finalizimin e marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk është arritur ujdi.
“Pas 16 orësh të punës ne i finalizuam dy tekste të dy marrëveshjeve – në parimet e krijimit të Asociacionit/Komunitetit me shumicë serbe në komunat e Kosovës, dhe për implementimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit”, theksohet mëtutje në këtë deklaratë, dhe konstatohet se “marrëveshja finale politike muk ka mundur të arrihet” thuhet në deklaratën e Mogherinit të publikuar mesnatën e së hënës.
Ajo më tej shtoi “tash ne do të reflektojmë në hapat e ardhshëm”.