Lajmet e fundit

Se Maqedonia po krishterizohet, tregojnë edhe fakte më se të qarta edhe pse është shtet laik me Kushtetutë.
Maqedonia po bënë politika ortodokse e dita-ditës po vërteton që statusi i shtetit gjithnjë e më shumë po bëhet ortodoks.
Në qendër kisha e re të bie në sy menjëherë, një tjetër kishë po ndërtohet afër shtëpisë së Nënës Terezë.
Duke e ditur se maqedonasit janë ortodoksë, kuptojmë që qëllimi i ndërtimit të kësaj kishe është kryesisht hedhja mbi vete e kësaj figure të njohur botërore, e cila dihet se ka qenë shqiptare.
Në anën tjetër, kryqi në Vodno zbukuron qytetin me hijen e tij të zymtë prej korrupsioni. Për ndriçimin e tij është vlerësuar se duhet rrymë elektrike sa për një lagje të Shkupit.
BDI në anën tjetër as që reagon për këto shpenzime maramendëse dhe ortodoksim të shtetit ku jetojnë më shumë se 35% musliman, përkundrazi ajo afirmon me cdo kusht ortodoksizmin shqiptar dhe asesi atë që ka të bëjë me muslimanizmin. Festën e 28 Nëntorit BDI ua kushtoj vetëm ortodoksve shqiptar duke promovuar njerëz që janë shëtitur në cdo parti maqedonase dhe më pas janë rikthyer në identitetin e të parëve.
Maqedonia vetëm se ka përfunduar me ndërtimin e kryqit më të madh në Aerodrom të Shkupit, dhjetra kisha të reja, gati në çdo cep, tani edhe Qeveria, për 700 mijë €, do rrethohet me kryqa, shkruan Tetov1.