Lajmet e fundit

“BDI ka pasur çdoherë nivel të lartë të tolerancës ndaj kritikave të mediave, madje edhe atëherë kur me papërgjegjësinë më të madhe janë lëshuar të pavërteta e sajesa, por nuk ka si të mos reagojë ndaj një keqinterpretimi tendencioz të një nisme me interes kombëtare. Ne, nuk e dimë se cilat janë kriteret me të cilat vlerësohen nismat kombëtare, por, të sulmosh hapjen e një universiteti të ri, është poshtë çdo vlere kulturore, kombëtare dhe politike. Nëse para 21 vitesh për Universitetin e Tetovës duhej të bini dëshmorë, sot kur Qeveria mendon të inicion hapjen e një universiteti të ri, vdes gazetaria profesionale dhe na paraqitet mbrapsht një ide me përmasa kombëtare. Hapja e universitetit të ri në Shkup, në kryeqytetin e rilindësve tanë, është ëndërr e çdo shqiptari. Na vjen shumë keq, megjithëse e mirëkuptojmë se ëndrrat mund mos t'i kemi të njëjta. Theksojmë se nuk guxojmë të nxisim përçarje të universiteteve tona, pasi të ndërtohet një universitet i ri me kuadro shqiptare nga vendi, është pikërisht sukses i universiteteve ekzistuese, USHT dhe UEJL”, thuhet në reagimin e BDI-së. Alsat-M