Suksesi i Big Brother VIP Kosova ka tejkaluar kufijtë e rajonit dhe ka marrë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare.
Në një darkë të mbajtur në Gjermani, ku janë mbledhur përfaqësues të mbi 20 shteteve organizatore të formatit Big Brother, Kosova u përfaqësua nga producentja Olsa Muhameti dhe moderatori Alaudin Hamiti.
Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dyshja treguan se ky edicion i fundit i BBVK-së është vlerësuar lartë nga organizatorët ndërkombëtarë dhe se Kosova është mirëpritur në këtë ngjarje të rëndësishme, falë sukseseve të arritura përmes formatit.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
https://youtu.be/pt4zDqGM9i8
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.