Në Prime-n e 10-të të Big Brother VIP Kosova, shtëpia ka shpërthyer me drama dhe emocione të papritura, duke lënë pas tensione të forta mes banorëve.
Mbrëmë ndodhi edhe eliminimi i pa pritur. Pas përballjes me Kushtrimin, publiku vendosi që Toney të ishte ai që do të largohej. Disa nga banorët u gëzuan për shpëtimin e Kushtrimit, ndërsa të tjerë e panë me trishtim largimin e Toneyt.
Debati mes Fjollës dhe Edit
Tensionet mes Fjollës dhe Edit arritën kulmin gjatë Prime-it. Pas një grindjeje të mëparshme me Labin dhe Ludon, Fjolla dhe Edi e shpërthyen debat, duke ngritur zërin dhe duke u konfrontuar në një përplasje të ashpër, me Edin që u ftua në dhomën e rrëfimeve për t’u qetësuar.
https://youtu.be/TVcn4bdVzZw
Më tej, Fjolla dhe Labi nuk mundën t’i kontrollonin emocionet dhe shkaktuan një grindje të re me Labin. Ky debat bëri që shtëpia të shpërthejë në tensione, me banorët që diskutonin gjithçka që kishte ndodhur.
Ky i pari madje në një moment i thotë Fjollës që do ta “qesë nga shtëpia me zarf të zi”.
https://youtu.be/57XkfH7PNRc
Olta e kritikoi ashpër Ludos për qëndrimin e tij ndaj Bias, duke e quajtur mendësinë e tij “fshatareske”.
Dolca dhe Ludo përplasen sërish
Në një moment të ri tensioni, Dolca e kritikoi Ludos për qëndrimet e tij ndaj grave dhe e quajti qëndrimin e tij të papranueshëm.
https://youtu.be/Ah8nTlNjX2E
Një tjetër moment emocional ishte ai kur Dolce pa një klip mes Edit dhe Bias, që tregonte afërsinë e tyre. Reagimi i Dolces ndaj këtij klipi ishte vetëm e “qeshura”.
https://youtu.be/jJN2dOM1Aac
Xhelozia e Edin ndaj Londrimit:
Edi shfaqi xhelozi ndaj Londrimit, pas marrëdhënies së tij me Dolcen. Ai bëri komente të forta dhe shqetësuese, duke shprehur pakënaqësi për afërsinë mes Dolces dhe Londrimit. Ky moment shoqëroi një bisedë të nxehtë për marrëdhëniet ndërmjet banorëve.
Një tjetër moment i fortë ishte përfundimi i lidhjes mes Edin dhe Dolces. Dolca shpalli se do të preferonte të rrijë vetëm, duke e quajtur marrëdhënien me Edin një eksperiencë që kaloi shumë shpejt dhe që ishte e pashpresë.
https://youtu.be/GvdEeh2Ht8k
Alba shpalli fundin e lidhjes me Stitchin
Alba ka shpallur fundin e marrëdhënies me Stitchin dhe ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes më për të mbajtur lidhje me të. Kjo shpallje ka krijuar shumë reagime nga fansat, të cilët po përflasin shumë arsyet që mund ta kenë shtyrë Albën të marrë këtë vendim.
https://youtu.be/gna1xuRxCow
Benita dhe Labi i hodhën ujë Albës në shtrat gjatë Prime-it, një moment që ka krijuar shumë tensione. Ky incident ka ndezur reagime të forta nga të gjithë banorët dhe fansat, të cilët kanë shpërthyer në diskutime për këtë akt.
https://youtu.be/-KFMM3Jadw4
Më posht edhe klipi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës dhe trajtimin që ajo mori në Spitalin Amerikan.
Në klip, Alba u shfaq në dhomën e rrëfimeve, duke marrë ndihmën e parë nga mjekët. Ajo gjithashtu ka kaluar analiza të plota në Spitalin Amerikan për të siguruar që çdo gjë të jetë në rregull me shëndetin e saj. /Klankkosova.tv
https://youtu.be/K1D2hK6KSEE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.