Një deklaratë e kryeministrit britanik Keir Starmer, dhënë në Tiranë, ku thotë se dështimi i Vladimir Putinit për ta pranuar ofertën e Volodymyr Zelensky-t për bisedime paqeje ballë për ballë është një provë e mëtejshme se presidenti rus "po zvarritet" u bë lajm edhe në mediat botërore.
Ndërsa ishte në një vizitë në Shqipëri, bbc shkruan se kryeministri u pyet se cili ishte mesazhi i tij për udhëheqësin rus, transmeton klankosova.tv.
"Është Putini ai që po shkakton vonesën në një armëpushim'', citohet të ketë deklaruar ai.
"Ukraina ka qenë e qartë prej kohësh, disa muaj më parë, se do të kishte një armëpushim 30-ditor pa kushte, dhe ne kemi thënë prej kohësh se është Putini ai që po pengon atë paqe".
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.