Lajmet e fundit
Los Blancos do të luajnë në Cadiz pa boshtin e skuadrës, pasi Rafa Benitez ka vendosur që t'i pushojë yjet.

Real Madridi udhëton në Cadiz për të filluar kampanjën e re të Copa del Rey pa yjet kryesore të skuadrës që do të pushojnë.
Do të shohim një Real Madrid me fytyra të reja, ndërsa ata që e kanë bartur deri tani peshën e skuadrës do të pushojnë.
Isco Alarcon kthehet në skuadër pas suspendimit në La Liga, si edhe Jese Rodriguez pas lëndimit të gjurit. Në skuadër janë të përfshirë edhe Philipp Leinhart dhe Alvaro Tejero, Marcos Llorente në mefushë dhe në sulm Borja Mayoral.
Skuadra e plotë e Rafa Benitezit: Casilla, Rubén Yáñez, Carlos Abad, Arbeloa, Álvaro Tejero, Pepe, Lienhart, Nacho, Casemiro, Marcos Llorente, Kovacic, Cheryshev, Isco, James, Lucas Vázquez, Jesé and Borja Mayoral.