Lajmet e fundit

Në takimin me Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në nëntor, çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare është përsëri aktuale.
Përfundimisht, anëtarësimi i Kosovës në Interpol është ose "rrezik i pashembullt" ose "kontribut në luftën kundër krimit ndërkombëtar" - në varësi të faktit nëse pyesni Beogradin apo Prishtinën.
Kështu shkruan BBC në gjuhën serbe në një artikull dedikuar kësaj çështjeje, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se çështja e anëtarësimit të Kosovës do të jetë në agjendën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai.
Autoritetet në Beograd kundërshtojnë fuqimisht këtë.
Pse është e rëndësishme çështja e anëtarësimit në Interpol për Kosovën?
Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli iu përgjigj kësaj pyetjeje për BBC-në në serbisht. Ai përmendi katër arsye kryesore për hyrjen e Kosovës në Interpol:
Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të kryesuar nga ministri Nebojsha Stefanoviq, kohët e fundit kanë paraqitur disa argumente kryesore përse Beogradi kundërshton anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare: