Lajmet e fundit

Gjiganti mediatik BBC ka bërë publik planin për përgatitjen e “dokumentarit përfundimtar” lidhur me skandalin e Harvey Weinstein.
Dokumentari i mundësuar nga BBC Two do të jetë me regji të Ursula Macfarlane.
Këtu është premtuar që do të ketë intervista me “shumicën e aktoreve që ishin mjaft të guximshme të tregojnë historitë e tyre”, raportime të ndryshme dhe burime brenda Hollywood.
Do të tregohet se si Weinstein pati mundësi të abuzoj me fuqinë e tij dhe të mbuloj gjurmët, gjithashtu do të shfaqet rritja e një kulture të keqpërdorimit në Hollywood./klankosova.tv/