Lajmet e fundit

Pak pasi legjenda e muzikës BB King ka ndërruar jetë në muajin Maj, dy vajzat e tij i kanë akuzuar ndihmësit e tij për helmim para vdekjes, por mjeku ligjor i ka dhënë fund spekulimeve, pasi ka zbuluar se nuk ka gjetur prova për t’i vërtetuar dyshimet.
Karen Williams dhe Patty King, kanë pohuar se ish menaxheri LaVerne Toney dhe ndihmësi personal Myron Johnson, e përshpejtuan vdekjen e babait të tyre.
Sidoqoftë, sipas The AP, autopsia ka zbuluar se vdekja e King ishte e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit, dështimin e zemrës dhe efektet e diabetit të tipit 2, transmeton Klan Kosova.
“Toney dhe Johnson janë shumë të lumtur që këto dyshime dhe spekulime false dhe imagjinare, që janë bërë kundër tyre nga fëmijët e mbretit, kanë rënë poshtë”, ka thënë avokati i pasurisë së King-ut, Brent Bryson.
“Fatmirësisht tani ne mund të fokusohemi tek muzika që BB King i la botës dhe më në fund ai mund të pushojë i qetë”, shtoi ai.