BB King ishte ndryshe nga gjithkush tjetër që bënte blues. Kitaristi amerikan që vdiq mbrëmë, i jepte më shumë shpirt këngëve të tij. Kështu e vlerëson legjendën e bluesit, kitaristi kosovar Agim Berisha.
“BB King ka qenë ndër kitaristët e vetëm që ka arritur të interpretojë, të këndojë e ta shprehë komplet vetën me kitare. Pra ai këndonte me shpirt, pra është shpirti’ ai që e ka dalluar”, ka thënë ai, në një prononcim për portalin Klan Kosova, pak orë pas vdekjes së Riley B. King.
Berisha ka thënë se King, që cilësohet si një nga kitaristët më të mirë në gjithë botën, e themelues i zhanrit bluz, ishte mësues për gjithë tjerët që u morën me këtë zhanër të muzikës.
“Kingu padyshim që cilësohet si një ndër kitaristët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai e kishte një stil unik të të kënduarit, e që për 70 vite të karrierës së tij e ka shënuar historinë e muzikës bluz në botë".
"Padyshim që Kingu gjithmonë do të mbahet mend si “emblema e bluzit”, e gjithë të tjerët pas tij janë inspiruar nga ai për tu marrë me këtë zhanër”, u shpreh ish-anëtari i grupit Minatori.
Njohësit e bluesit thonë se Kingu e cilësonte këtë lloj muzike si zhanër të dhimbjes, por të asaj dhimbjes që sjellë gëzim. Dhe të tillë, si të vecantë, edhe e praktikonte. Këtë veçanti të legjendës e spikat edhe kitaristi tjetër kosovar, Visar Kuçi.
“Aq i veçantë ishte B.B King sa që ka arritur për herë të parë që kitaren ta bëjë që të tingllojë si zë njeriu. Natyrisht që është humbje për muzikën botërore vdekja e tij, por për fat të mirë ai ka arritur që të lë pas shumë material prej të cilëve shumë kitarist mund të inspirohen”, tha ai për klankosova.tv
Riley B. King, i njohur ndryshe me emrin artistik si B.B King, vdiq në gjumë, të enjten, në Las Vegas, në moshën 89 vjecare.Ai ka lindur me 16 shtator 1925, në një plantacion pambuku afër qytetit Itta Bena, në shtetin amerikan në Mississippi.
King si i ri këndoi në korin e kishës në Elkhorn Bapist Church, në Kilmichael. Në moshën 12 vjeçare ai e bleu kitaren e tij të parë, ndoshta pa qenë i vetëdijshëm që ku instrument do e përcillte tërë jetën. Në vitin 1943 Kingu u largua nga Kilmichael dhe ka luajtur në kitarë si pjesë e kuartetit të Saint John String. Ai gjithashtu ka luajtur në kitarë në radion WGRM në Greenwood, Mississippi.
Ishte viti 1951 kur King e incizoi "Three O’clock Blues”, që cilësohet si kënga që ia ndryshoi fatin e jetës në muzikë. Menjëherë pas pubilikimit, ky prodhim qëndroi në vend të parë në listat e muzikës bluz, për 15 javë më radhe.
King u shpërblye edhe me 15 çmime Grami ndërsa për kontributin e dhënë në muzikë u nderua edhe nga dy presidentët amerikanë, Xhorxh W. Bush e Barack Obama. Me karrierën e tij prej disa dekadave, Kingu la shumë trashëgimi. Më poshtë janë top 10 këngët më të mira të tij, sipas revistës “Rrolling Stone”, e cila më 2011 e kishtë ranguar mbretin si gjashtë nga njëqind kitaristët më mirë të të gjitha kohrave.
“Three O’clock Blues” (1951)
You Upset Me Baby (1954)
Everyday I Have the Blues (1955)
Sweet Sixteen (1960)
Don't Answer the Door (1966)
Why I Sing the Blues (1969)
The Thrill Is Gone (1970)
Chains and Things (1970)
To Know You is to Love You (1973)
Never Make a Move Too Soon (1978)