Lajmet e fundit

Me ftesё tё Bankёs Botёrore, Mnistri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, morri pjesë në Samitin: "Measurement and Accountability for Results in Health" (Matjet dhe përgjegjësia për rezultatet në shëndetësi”, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 qershor ne Uashington DC.
Gjatё kёsaj konferencë në Uashington DC, Rrahmani u takua edhe me zyrtarё tё Bankёs Botёrore, Enis Baris, i cili nga korriku do tё jetё pёrfaqёsues i Bankёs Botёrore pёr Evropё dhe. Marvin Ploetz, i cili ka qenë pjese e ekipit për hartimin e projektit të Bankёs Botёrore për shёndetёsi në Kosovë.
Ai i njoftoi pёrfaqёsuesit e BB-së pёr reformat nё Shёndetësi, me theks tё veçantë pёr veprimet qё ka bёrё ministria nё procesin e themelimit tё Fondit pёr Sigurime Shёndetёsore. Nё takim u bisedua edhe pёr pёrkrahjen financiare qё po jep Banka Botёrore nё realizimin e procesit tё reformёs shёndetёsore.
Nga ana tjetër, pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore u interesuan pёr ecurinë e Projektit për Shëndetësi,duke shprehur kёnaqësinë pёr arritjen e efektivitetit tё projektit dhe hapat e planifikuar nё vazhdim nga ana e Qeverisё së Republikës së Kosovës.