Lajmet e fundit

Në fshatin Lladoc të Podujevës sot do të bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial “Baza e parë e UÇK-së”.
Në vendin ku është ndërtuar ky kompleks ka lindur heroi i kombit Hakif Zejnullahu.
Ai ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrisë së bashku me komandantin e UÇK-së Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxhën.
Inaugurimi i “Bazës së parë të UÇK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kurse ndërtimi i saj është bërë me mjete të Qeverisë.