Lajmet e fundit

Bayerni ka shënuar fitore të thellë ndaj Viktoria Plzen, me rezultat 5-0, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Leroy Sane, në minutën e 7’, derisa gjashtë minuta më vonë Serge Gnabry, dyfishoi epërsinë.
Sadio Mane, në minutën e 21’, trefishoi epërsinë, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy herë, me Sanen, në minutën e 50’, dhe Choupo-Moting, në minutën e 59’.
Bayerni pas fitores mbetet në pozitën e parë me 9 pikë, pas tri ndeshjeve, derisa Viktori Plzen, në vendin e fundit me zero pikë. /Klankosova.tv/