Lajmet e fundit

Bayern Munich e ka mposhtur Hoffernheim, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Jamal Musiala, në minutën e 18', me një goditje të bukur, derisa në minutën e 38', Choupo Mouting e dyfishoi epërsinë e bavarezëve. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, nuk pati gola, pavarësisht shumë rasteve për shënim, nga dy skuadrat.
Bayerni me këtë fitore i afrohet kreut të tabelës, me 22 pikë, pas 11 ndeshjeve. /Klankosova.tv/