Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Hasan Salihamigjiq, e ka konfirmuar për Sky Sport-in në Gjermani që gjiganti gjerman ka mbajtur negociata me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendesin.
"Ai është një personalitet tejet i madh. Një lojtar që e ka lënë gjurmën e tij në botën e futbollit në vitet e fundit," ka thënë Salihamigjiq.
"Nuk ishte opsion për ne sepse po bënim gjëra të tjera. Por nuk keni pse të ndiheni keq për të. Ai është futbollist shumë i madh që ka arritur gjëra shumë të mëdha në vitet e fundit."
Ronaldo përfundoi duke mbetur te Manchester United ku u kthye vitin e kaluar.