Lajmet e fundit

Fc Bayern Munchen synon që në vitrinën e saj ta rendit edhe Kupës e Botës për klube.
Sonte "bavarezët" do të përballen në gjysmëfinalen e kësaj gare me ekipin e Al Ahlyt, që pritet të luhet në orën 19:00.
Në rast të fitores ata do të përballen në finale me ekipin meksikan, U.A.N.L Tigres që mposht me rezultat minimal Palmeiras.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, ka pasur një sezon fantastik, duke arritur t'i rrëmbejë plot pesë tituj atë të: Champions League, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë, Superkupës së Evropës dhe Superkupës së Gjermanisë.
Bayerni nëse arrin të shpallet edhe kampion i Botës për klube, bëhet skuadra e parë që brenda një viti i rrëmben të gjitha titujt e mundshëm për klube.