Lajmet e fundit
Kampioni i Bundesliga mund të shkëmbej mesfushorin spanjoll Xabi Alonso për argentinasin e Lazios, Lucas Biglia.

Bayern Munchen dhe Lazio mund të bëjnë një shkëmbim mesfushorës.
Lucas Biglia i Lazios mund të zëvendësoj Xabi Alonson tek Bayern, ndërsa spanjolli të transferohet tek Lazio.
Kontrata e Alonsos me bavarezët përfundon në qershor të 2016-ës, ndërsa ‘profesori’ u transferua vitin e shkuar nga Real Madrid për 10 milionë euro. Edhe ky ishte më shumë një shkëmbim, pasi në të njëjtën lëvizje nga Bayern tek Madrid kaloi gjermani Toni Kroos.