Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka arritur të kaloj në finalen e Kupës së Gjermanisë të njohur si DFB Pokal.
Bavarezët mposhtën me rezultat 2 me 1, Eintracht Frankfurtin.
Golin e epërsisë për "Rekordmenët" e shënoi Ivan Perisic në minutën e 14-të, pas asistimit të Thomas Muller.
Barazimi erdhi pas plot 55 minutash, pasi u shënua goli i epërsisë nga Bayern.
Frankfurt i neutralizoi shifrat nëpërmjet Danny Da Costa.
E fitoren ekipit të Hansi Flick, ia siguroi Robert Lewandowski, në minutën e 74-të.
Përballjen në finale Fc Bayern do ta ketë me Bayer Leverkusen, më 4 korrik.