Lajmet e fundit

Bayern Munchen i kishte refuzuar kërkesat e trajnerit të ri, Niko Kovaq, për transferimin e dy lojtarëve gjatë afatit kalimtar veror, raporton Bild.
Gjigantët e Bundesligës po kalojnë një stinor të vështirë dhe një rënie në formë, e që i është atribuuar mes tjerash edhe mungesës së transfereve.
Sipas raportimit të mediumit gjerman, Kovaq ndjente se ekipi kishte nevojë për “gjak të ri”, andaj i kishte shënjestruar Kevin Vogt dhe Ante Rebiq.
Megjithatë, pohohet se hierarkia në Allianz Arena i kishte hedhur poshtë rekomandimet e kroatit, duke thënë se ata dy nuk i përshtaten stilit të Bayern-it.