Lajmet e fundit
Taktikat e ndryshme dhe zëvendësimet e shumta u dëshmuan jo të qëlluara në ndeshjen ndaj Bayern, pasi mbretërit u mposhtën nga bavarezët.

Bayern Munchen meritoi të fitonte finales e së enjtes mbrëma në kuadër të Audi Cup, por kjo nuk do të thotë se Rafa Benitez duhet kritikuar për mungesë vizioni në udhëheqjen taktike të skuadrës.
Në përballje me bavarezët, Rafa bëri një numbër ndërrimesh në skuadër, gjë që bëri të dukshme një sërë idesh që duket se kishte në mendje spanjolli.
Mbrëtërit ndeshjen e filluan me formacionin 4-3-2-1, me Lucas dhe Cheryshev në krahë dhe Iscon si numër ‘10’. Pastaj, Lucas u zhvendos në krahun e majtë, James u zhvendos përpara, u kthye prapa më vonë dhe përfundoi duke luajtur si organizator.
Por, Benitez nuk u ndal me kaq. Ai inkuadroi Danilon duke ndërruar sistemin në 4-3-3, me Modriqin dhe Illaran në mesfushë luajti edhe braziliani. Në këtë më mënyrë, Benitez tenoi që përmes treshes së mesfushës t’i jap balans skuadrës pas shumë ndërrimesh. Asgjë nuk ishte e improvizuar, por ndërrimet nuk u ndalën deri në fund.