Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka shkatërruar Benfican, duke e mposhtur me rezultat 5-1.
Pas takimit të zhvilluar sonte në Ligën e Kampionëve, Bayerni ka forcuar pozitën e liderit në grup, duke grumbulluar 13 pikë, kurse pasohet nga Ajax me 11 pikë dhe që kanë siguruar kualifikimin.
Fitore të rëndësishme ka shënuar sonte edhe Manchester United, pasi ka mposhtur në sekondat e fundit Young Boys, me rezultat 1-0.
Një duel interesant ka qenë ai mes Lyon dhe Manchester City, ku takimi ka përfunduar me rezultat 2-2 dhe që të dyja klubet kanë siguruar kualifikimin ne rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.