Sipas Diario AS, drejtori i Bayer Leverkusen, Fernando Carro ka konfirmuar se Alonso ka një pakt me klubin, duke e lejuar atë të largohet për ndonjë nga katër klubet për të cilat ka luajtur më parë: Real Sociedad, Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.
Carro dha edhe detaje të tjera duke treguar se Leverkusen i ka dhënë Alonsos tre deri në katër javë për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.
Ata theksojnë se Leverkusen i ka dhënë Alonso-s kohë deri më 17 maj për t'i dhënë një përgjigje përfundimtare.
Los Blancos më pas do të duhet të paguajnë 12 milionë euro për shërbimet e Alonsos, transmeton Klankosova.tv
Një nga pikëpyetjet kryesore është koha. Real Madridi do të përfundojë fushatën e tyre në La Liga më 24 ose 25 maj dhe më pas do të ketë 3.5 javë për t'u përgatitur për Kupën e Botës për Klube në SHBA.
Nuk është ende e qartë nëse Alonso do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin përpara Kupës së Botës për Klube, nëse Ancelotti do të mbetej, apo do të hynte një trajner i përkohshëm. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.