Biseda mes vajzave ka vazhduar në orët e vona të natës.
Bay T e pyeti Sarën nëse ka pëlqim të vërtetë për Drilonin.
“Nime a ki pëlqim për Drilonin, allahile kallzom bre, shumë sinqerisht po të veti se janë bërë 3 muaj këtu edhe është përfol po kam qef me ndi prej teje”, i tha Bay T.
“Shiko të betohem në këtë pikë, se ka ndodh shumë gjëra dhe secili ka pasur eksperiencat e veta. E di se kam marrëdhënie shumë të mirë me të dhe kanë ndodhur shumë gjëra, dhe jam zënë shumë herë me të për gjëra të ndryshme, nuk e di thjeshtë e kam qef si njeri prandaj edhe rri me atë”, u shpreh Sara.
“Por a ke ndjenja?”, vazhdoi ta pyeste Bay T, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë Sara nuk ia preu si përgjigjie, duke i thënë se të gjitha ndjenjat e saj brenda Big-ut, kanë qenë jashtë kontrollit.
“Këtu ndjenjat e mija kanë qenë jashtë kontrollit, qëparë e diskutuam, unë jashtë jam shumë e ftohtë këtu kam qarë”, tha Sara.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=10UHlseMKBw
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.