Lajmet e fundit

Shteti gjerman i Bavarisë, ka urdhëruar që simboli i Jezu Krishtit, 'kryqi' të vendoset në hyrje të ndërtesave të institucioneve të saj publike.
Në lidhje me këtë vendim, Kryeministri Markus Soder tha se kryqi nuk duhet të shihet si simbol fetar por si një ''pohim i qartë i identitetit bavarez dhe vlerave të krishtera'', njofton Klan Kosova.
Megjithatë kjo nuk u mirëprit nga kundërshtarët e Soder.
Kjo pasi sipas tyre Bashkësia Socialiste e Krishterë (CSU) në pushtet po përpiqet të fitojë pikë përpara zgjedhjeve të tetorit mes frikës nga një rritje e së djathtës ekstreme, njofton Klan Kosova.
Figurat e kryqeve janë të detyrueshme në klasa dhe në sallat e gjykatave publike.
Dekreti, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, nuk do të ndikojë në ndërtesat e qeverisë komunale dhe federale në shtetin jugor katolik romak.