Lajmet e fundit

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, ku triumfuan në minuat e fundit të ndeshjes, me rezultat 3-2.
Pas lojës, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është prononcuar për mediat, ku tha se është kënaqur me përformancën e skuadrës së tij, njofton Klankosova.tv.
Ai tha se kjo ishte një ndeshje ku e dominuan në tërësi në çdo aspekt.
“Kjo ka qenë një ndeshje ku e dominuam në tërësi në çdo aspekt. Do ishte dashur që rezultati të jetë 3-0, pasi na u anulua një gol, që as vet gjyqtarët nuk e dinë pse është anuluar. Arbitri nuk ka qenë në nivelin e duhur, duhet t’i shoh vet gabimet ku i ka bërë”, tha Batatina.
Tutje, Batatina u shpreh se treguan në këtë ndeshje, se mund të luftojnë edhe për kreun e tabelës.
“Fitoren ua uroj tifozëve të klubit, të cilët na përkrahin vazhdimisht, mendoj se treguam që jemi skuadër me të cilën mund të luftojmë për kreun e tabelës. Kampionë janë këta djem, me angazhim e luftë të pakompromis, për taktik s’kam çfarë të flasë, të gjithë trajnerët e dinë se kur lëshohem në ofensivë, problem është të më ndalin”, përfundoi Batatina.