Lajmet e fundit

Policia e Kosovës bashkë më njësitet e saj është duke e zhvilluar një operacion të bastisjeve në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë nën dyshimet për kontrabandë dhe falsifikim.
Zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
”Bastisjet në 4 lokacione janë duke u bërë nën dyshimin për kontrabandim dhe falsifikim të produkteve medicinale dhe ushqimore” tha Kelani.
Ai shtoi se aksioni është duke vazhduar akoma.