Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.