Policia ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Në cilësinë e të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, njofton tutje policia, raporton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.