Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë urdhër për bastisjen e Komunës së Klinës, e cila udhëhiqet nga ana e Sokol Bashotës, që vjen nga radhët e PDK-së.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, kjo bastisje po ndodh për shkak të dyshimeve që udhëheqësit e kësaj komune kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke bastisur objektin e Komunës së Klinës. Rasti ka të bëjë me keqpërdorime gjatë vitit 2014, nga ana e udhëheqësve të kësaj komune”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se nuk ka informacione në lidhje me këtë rast.
Edhe zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi e kontaktuar nga Gazeta Blic, ka thënë se nuk ka informacione.