Lajmet e fundit

Një ditë pasi u nisë për në Hagë të Holandës, shtëpia e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte cak i një bastisjeje.
Brenda rezidencës së tij në Çagllavicë, nga mëngjesi i së premtes qëndruan hetuesit e EULEX-it.
Ata kërkuan prova që vërtetojnë aktakuzën e Gjykatës Speciale, kundër ish-shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Aksioni i misionit ndërkombëtarë, u mbështetet edhe nga forcat vendore të policisë.
Brenda, i autorizuar për të përcjellur bastisjen është përfaqësuesi ligjor i ish-kreut të shtetit, Dastid Pallaska.
E jashtë, informacione po priste bashkëpartiaku i dikurshëm i Thaçit, Abelard Tahiri.
Pos tij, aty ishin edhe të afërm të ish-presidentit. Ata shkurt i vizitoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e shoqëruar nga Evgjeni Thaçi.
Lëvizjet e zyrtarëve të EULEX gjatë kësaj kohe nuk ishin fort të shpeshta, pos në disa raste kur disa nga ta u panë të hynë e dalin nga objekti.
Pas rreth tetë orësh bastisje, përfundoi aksioni. Po të premten, prova hetuesit e EULEX, kërkuan edhe në shtëpitë e dy të akuzuarve tjerë të gjykatës speciale, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Nga vendbanimet e të dyve, u nxorën materiale që mund të përdoren si prova në aktakuzat e dhomave të specializuara, njofton Klan Kosova.