Lajmet e fundit

Basisti i "Grateful Dead", Phil Lesh ka zbuluar se ai është duke vuajtur nga kanceri i fshikëzës, por thotë se ai pret që t’i kthehet punës shumë shpejt.
Kur e zbuloi sëmundjen ai u detyrua të anulojë dy shfaqje me këngëtarin e Black Crowes, Chris Robinson këtë fundjavë që vjen, transmeton Klan Kosova.
Ai ka postuar një shënim në Facebook, duke shpjeguar: “Une jam diagnositkuar me kancer të fshikëzës në fillim të tetorit, dhe kam kaluar javë të fundit në klinikën Mayo në Scottsdale duke bërë teste, dhe përfundimisht me operacion kam hequr tumorin. Unë jam shumë me fat që raportet e patologjisë tregojnë se tumorët janë jo agresive, dhe se nuk ka asnjë tregues se janë përhapur”.
Ai tha se duhet të kthehej në aktivitetet normale brenda dy javësh.