Lajmet e fundit

Ish pjesëtari i rok grupit të famshëm Rolling Stone, Bill Wyman është diagnostifikuar me kancer në prostatë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Ai po i nënshtrohet trajtimit dhe pritet që të shërohet tërësisht pasi që kancerin e ka zbuluar në fazë të hershme”, thuhet në deklaratën e Rolling Stone.
Wyman është i lindur në lindur në tetor të vitit 1936, e grupit ai i ishte bashkuar si basist në vitin 1962.
Pas 31 vitesh, ai kishte vendosur të ndahej nga grupi për projekte të tijat personale, përfshirë edhe krijimin e grupit të tij “Bill Wyman's Rhythm Kings” në vitin 1996.