Lajmet e fundit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë, Genc Bashota vizituan sot panairin e bletarisë.
Me këtë rast, Bashota tha se nga komuna e Prishtinës janë ndarë 50 mijë euro subvencion për koshere të bletëve.
Ai bëri të ditur poashtu se gjatë vitit të ardhshëm buxheti i bujqësisë do të jetë dukshëm më i madh,
Kurse numri dy i Prishtinës theksoi se një prej arritjeve të kësaj komune është fuqizimi i sektorit të bujqësisë.
Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, nga 1 milion e 30 mijë euro, 90% e kësaj vlere është ndarë për subvencione, transmeton Klan Kosova.