Lajmet e fundit

Ekspertja e sigurisë kibernetike, Rina Basholli, ka thënë që duhet të ndërmerren politika për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale.
"Mendoj që sidomos në institucionet private, edhe besoj që edhe ato publike, nëse bëhet një, të themi , duhet të përdoren këto tool-a AI, atëherë patjetër që ata duhet të marrin masa...që të kenë një politikë ose një trajnim për të rregulluar mirëpërdorimin e tyre", ka thënë Basholli në Rubikon të Klan Kosovës.