Lajmet e fundit

Emanuel Demaj, sekretar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), ka konfirmuar për Klan Kosovën se kjo parti është bashkuar me Partinë Demokristiane për Integrim (PDKI), e cila ishte themeluar pas ndarjes së fraksionit që udhëhiqej nga Zef Morina.
Demaj ka thënë se një marrëveshje e tillë është arritur një javë më parë dhe kjo ka qenë arsyeja për të cilën ata janë vonuar për t’i dorëzuar formularët në Komisionin Qendror Zgjedhor.
“Para ca ditësh ne kemi arritur një marrëveshje me PDKI”.
“Prej tash, të gjithë demokristianët do të jenë të bashkuar”.
“Kjo ringjallje dhe forcë demokristiane do të dëshmohet edhe në zgjedhjet e ardhshme”.