Lajmet e fundit

Kanë ngecur procedurat e divorcit mes yjeve hollivudianë, Angelina Jolie e Brad Pitt, pohojnë miqtë e tyre.
Një raport nga Us Ëeekly thotë që burime të shumëfishta pohojnë se ish-çifti që patën një ndarje të hidhur dhe publike më 2016, nuk kanë vazhduar me procedurat e dhënies fund të martesës.
Një burim i brendshëm tha:
“Divorci ka ndaluar. Nuk kanë bërë asgjë për ta çuar përpara për disa muaj dhe askush nuk mendon se do ta bëjnë këtë gjë”.
Arsyeja e dhënë se pse ka ndodhur kjo është se Brad është treguar i sinqertë për përdorimin e tij të alkoolit në një intervistë me GQ këtë maj.