Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk do ta njohë qeverinë e re talibane në Afganistan.
Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka thënë se çfarëdo angazhimi atje do të jetë subjekt i kushteve strikte dhe që do të bëhet vetëm për ta mbështetur popullin afgan.
Uashingtoni është pozicionuar ngjashëm, por që Rusia dhe Kina kanë dalë me qëndrime më të buta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi vendosur që të punojnë në mënyrë të koordinuar...nëse plotësohen kushtet e sigurisë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar.
ai ka thënë se BE do të koordinohet fuqishëm për Afganistanin me SHBA-në, G7, G20 dhe organizata të tjera.