Lajmet e fundit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes IPA 2018 gjatë ditës së sotme në Kuvend.
“Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes së BE-së për reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim", thuhet në deklaratën e BE-së, transmeton Klan Kosova.
101 deputetët votuan pro kësaj marrëveshjeje financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.