Lajmet e fundit

Marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervave sekondare të energjisë eklektike, po konsiderohet si tepër e rëndësishme nga ana e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci për të dyja sistemin energjetike.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës me 93 vota për, sot nga ora 10: 00 në Tiranë mbahet , konferenca e parë për këtë çështje.
Stavileci ka shkruar në një status në llogarinë e tij në Facebook se bllokadat e ndryshme që iu bëhen sistemin energjetik të Kosovës me këtë marrëveshje nuk do të kenë efekte.
“Bashkimi energjetik edhe një hap afër. Konsensus i plotë në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervës sekondare votohet me 93 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim. Kjo marrëveshje mundëson rritje dhe likuiditet të tregut të energjisë, optimizim të sistemit dhe racionalizim të kostos"
" Vizioni ynë për një treg të integruar të energjisë drejt përmbushjes. Të kota janë bllokadat e ndryshme që na vihen në këte rrugë.”sot kemi konferencën e organizuar për këtë qëllim me mbështetjen e dy odave amerikane", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.