23.04.2018 · përditësuar para 3023 dite1 min lexim
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga “Ura Babrroit” deri te “Ura Institutit”.
Ky ishte viti i parë në gjithë këto vite që banesat në dy anët e Lumit të Tiranës nuk u përmbytën si rezultat i ndërhyrjes për rehabilitimin e tij, shkruan Top Channel.
Rehabilitimi i brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me konturim me gurë të mëdhenj në pjesën tjetër, jo vetëm që e ka sistemuar lumin në shtratin e vet duke mbrojtur banesat, por i ka dhënë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.