Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Astrit Deharit, Arta, mes lotëve ka kërkuar drejtësi për burrin e saj.
“Unë besoj tash që drejtësia duhet të merret me këtë punë dhe besoj që drejtësia do të bie në vend. Sido që të jetë, nuk ja patëm borxh askujt këtë dhimbje".
Astrit Dehari, që ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të dyshimta.
Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (18 nëntor 2016), vdekja e Astrit Deharit ishte cilësuar vetëvrasje.
Por, rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga familja e të ndjerit pasi, sipas tyre, Astrit Dehari ishte vrarë.