Lajmet e fundit
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, priti sot në Prishtinë homologët e tij nga Shqipëria e Maqedonia.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka takuar sot ministrat, Lindita Nikollën nga Shqipëria dhe Abdilaqim Ademin nga Maqedonia.
Me të dy homologët e tij Bajrami mbajti konferencën rajonale për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencorë, e më pas edhe një takim trelateral të tre ministrave.
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimin e politikave arsimore midis tre vendeve si një mënyrë mjaft të mirë e cila rrit cilësinë e arsimit.
Me të u pajtuan edhe dy homologët nga Kosova e Maqedonia.