Lajmet e fundit

Para pak minutash është publikuar një fotografi e Ermal Fejzullahut së bashku me reperin nga Ferizaj, 2ton.
Të dy artistët, fotografinë e postuan në llogaritë e tyre në Instagram e Facebook, por pa dhënë as edhe një detaj më shumë, njofton Klan Kosova.
Por, ajo që na shkon në mendje së pari, është një bashkëpunim i mundshëm mes ty këngëtarëve tejet të suksesshëm në estradën shqiptare.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar as nga Ermali e as nga 2ton-i.