Lajmet e fundit

Transferimi i parë i Arsenal për këtë verë, Granit Xhaka është krahasuar me ish-përfaqësuesin e Italisë, Andrea Pirlo.
Kështu ka thënë futbollisti i Zvicrës, Johan Djourou i cili ka vlerësuar kalimin e Xhakës në Arsenal, duke thënë se ai është një transferim i përkryer.
“Graniti është futbollist fantastik. Ai ka një të majtë magjike. Mund ta dërgoj topin në çdo cep të fushës.”
“Ai është një ndalues i mirë i aksioneve dhe mbi të gjitha është shumë, shumë, shumë futbollist i mirë. Mund ta vërej pasimin, të ndërhyjë dhe më pas të pasojë të bashkëlojtarët”, ka thënë Djurou
Djourou në të kaluarën ka luajtur në Arsenal, dhe ka thënë se Xhaka duhet të jetë i përgatitur mirë fizikisht pasi ky është një nga kushtet që kërkon Premier League, shkruan 90min, transmeton Klan Kosova.
Më tej zvicerani ka bërë krahasim të Xhakës me yllin e Andrea Pirlo.